Kryeministrja britanike tregon çka i tha Trumpi për BE-në

15 korrik 2018 | 22:45

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një intervistë për BBC-në ka treguar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka sugjeruar asaj që ta padisë Bashkimin Evropian (BE), në vend të që negociojë me të për Brexit-in.

Presidenti amerikan tha të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp se i kishte dhënë një sugjerim – por ajo e kishte quajtur shumë “brutale”.

I pyetur nga Andrew Marr i BBC se çfarë kishte thënë ai, ajo u përgjigj: “Ai më tha që unë duhet të padisë BE-në, të mos hyjë në negociata”.

Ajo mbrojti planin e saj për Brexit dhe i nxiti kritikët e saj për ta mbështetur atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vonesat në zgjidhjet e kontesteve të bizneseve që kanë me…