Kryeministrja e Suedisë viziton Kievin, ndalet edhe në Bucha

04 korrik 2022 | 20:01

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson ka vizituar zonat e çliruara të Rajonit të Kievit, përkatësisht Bucha dhe Borodianka.

Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit, Oleksii Kuleba në Telegram, bëri me dije se delegacioni suedez shkoi në një vend pranë kishës së Shën Andrea Apostullit në Bucha, ku u gjet një varr masiv i njerëzve të torturuar dhe vrarë nga rusët.

Andersson gjithashtu pa me sytë e saj shtëpitë e shkatërruara dhe të dëmtuara nga rusët në Borodianka.

Sipas Kuleba, Kryeministrja e Suedisë kujtoi fjalët e Presidentit Zelensky se ukrainasit po luftojnë jo vetëm për Ukrainën, por për botën e qytetëruar dhe vlerat demokratike.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit shprehu mirënjohje për Suedinë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë vjet, gjashtë kontinente, 37 vende dhe 48,000 km: aventura…