Kryeministrja suedeze do të japë dorëheqje

15 shtator 2022 | 08:42

Kryeministrja e Suedisë thotë se ajo do të tërhiqet pasi qeveria e saj u mund në zgjedhjet e së dielës.

Koalicioni i qendrës së majtë të Magdalena Andersson duket se do të humbasë ngushtë ndaj një blloku partish të krahut të djathtë, 176 vende kundrejt 173, me 99% të votave të numëruara.

Udhëheqësi i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, tani pritet të formojë qeverinë.

Blloku përfshin Demokratët e Suedisë, një parti e ekstremit të djathtë që ka bërë fushatë kundër të shtënave në rritje të bandave.

Rezultati përfundimtar mbetet për t’u konfirmuar pas një rinumërimi, që është praktikë standarde në Suedi.

Por pavarësisht kësaj, Andersson pranoi humbjen në një konferencë shtypi të mërkurën dhe tha se do të jepte zyrtarisht dorëheqjen të enjten.

“Në parlament, ata kanë një ose dy vende avantazh”, tha ajo. “Është një shumicë e hollë, por është një shumicë”.

Fushata zgjedhore e ashpër u dominua nga çështjet e bandave, emigracionit dhe integrimit, si dhe nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike.

Andersson ishte kryeministrja e parë femër e vendit nordik kur mori detyrën vitin e kaluar – ajo dha dorëheqjen ditën e parë, përpara se të kthehej menjëherë pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë debatit…