Daçiq: Disa nuk e kuptojnë se sa e vështirë është situata me Kosovën

15 shtator 2022 | 08:40

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë debatit në Kuvendin e Serbisë rreth çështjes së Kosovës, tha se nuk ka të pafajshëm kur është fjala për Kosovën.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja që nuk duhen bërë deklarata të thjeshta për këtë temë dhe, siç tha ai, “ndonjëherë disa nuk e kuptojnë se sa e vështirë është situata”, raporton Tanjug.

Ai tha, gjithashtu, se Marrëveshja e Brukselit ia mundësoi vendit të tij hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në Kuvendin e Serbisë për dy ditë radhazi është diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një juri federale dënoi të mërkurën (14 shtator) R Kellyn…