Kryeparlamentari i Turqisë e uron nëpërmjet telefonit Albin Kurtin

04 shkurt 2020 | 22:59

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka pranuar një telefonatë nga Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, i cili e ka uruar për postin e ri.

“Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Şentop, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe parlamenteve tona, për takimet e radhës dhe për shkëmbimin e ideve e iniciativave që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës institucionale dhe ndikimit përmbajtjesor të jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të…