Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri

04 shkurt 2020 | 22:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozi.

Kryeministri Kurti ka pohuar se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe si kryeministër i Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj, e ka quajtur shkelje të ligjit dhe…