Kryeparlamentarja heq fotografinë e Thaçit, e vendos të Rugovës (Foto)

04 shkurt 2020 | 11:22

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me të marrë detyrën e re, në ditën e parë të punës, e ka hequr nga zyra e saj fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi.

Ajo fotografinë e Thaçit e ka zëvendësuar me fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Fotografia e presidentit Thaçi ka qenë e vendosur në këtë pozitë kur Kadri Veseli për dy mandate ka ushtruar këtë funksion.

Ndërrimi i fotografisë u pa sot gjatë takimit që pati Osmani me ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti ka pranuar detyrën e kryeministrit të Republikës së…