Kryeqytetasit dhe gastronomët merren vesh për oraret e punës në lokalet afariste

15 shkurt 2019 | 15:00

Me ndërmjetësimin e Komunës së Prishtinës është mbajtur të premten takimi i katërt me radhë në mes të përfaqësuesve të banorëve të kësaj komune dhe atyre të Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte arritja e një marrëveshjeje për funksionim normal të bizneseve, pa i penguar banorët përreth. Pas diskutimeve të gjata, të detajuara, lidhur me organizimin e këtij sektori, banorët dhe gastronomët kanë arritur marrëveshje të përkohshme lidhur me oraret e lokaleve afariste (kafeterive), deri në miratimin e Rregullores përkatëse në Kuvend Komunal të Prishtinës.

Çdo të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte dhe të diel, ato do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në ora 23:00; kurse çdo të premte dhe të shtunë do t’iu mundësohet zgjatja e orarit deri në ora 00:00. Ky orar, nuk nënkupton prishjen e rendit dhe qetësisë publike, që saktësohet me ligj dhe mbikëqyret nga Policia e Kosovës.

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë së Inspekcionit, do të kujdeset për zbatimin e këtij vendimi të përkohshëm, pra për respektimin e këtij orari. Takimet mes banorëve, gastronomëve, përfaqësuesve të Komunës dhe Policisë, do të jenë të rregullta.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë…