Kryeqyteti i Kosovës do të bëhet me shtatoren e Adem Jasharit

07 nëntor 2019 | 16:05

Pas 20 vjet pritjeje komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari do të bëhet me shtatore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Më në fund, sheshi kryesor i Prishtinës do ta ketë edhe shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari”, ka shkruar Tahiri.

Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset afër ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Zëri Amerikës” raporton se Serbia pritet të pajiset shumë shpejt…