Kryeshefi i AZhB-së, Ekrem Gjokaj flet për ecurinë e implementimit të programeve të MBPZhR-së

10 gusht 13:28

Ekrem Gjokaj, kryeshef në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka treguar për procesin e implementimit të programeve me anë të së cilave mbështeten fermerët nga kjo ministri. Gjokaj ka treguar se sa është buxheti i këtij viti dhe si është bërë ndarja e tij.

“Aktualisht jemi në procesin e vlerësimit të projekteve për programin e grandeve 2019, dhe njëkohësisht jemi në vlerësimin e aplikacioneve sa i përket pagesave direkte për vitin 2019.

Planifikimi është bërë nga MBPZHR-ja dhe janë ndarë 20.5 milionë euro për grante këtë vit dhe 23 milionë euro për pagesa direkte”, ka thënë Gjokaj.

Për detaje më shumë shikoni intervistën e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=CCNNh3i7Xbc#action=share

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina ka njoftuar se fundori amerikan Shea Feehan është…