Kryeshefi i KRU ‘Prishtina’: Zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit

24 gusht 2019 | 13:43

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë me dije se kanë arritur ta zgjidhin problemin e ujit të pijshëm në disa lagje të Prishtinës.

Ai ka thënë evitimi i këtij problemi ka qenë i komplikuar teknikisht.

“Ju njoftojmë se pas një pune intensive njëjavore që ekipet e operatives dhe detektimit kanë bërë duke kontrolluar një zonë të madhe të rrjetit të ujit, arritëm që sot në mesditë ta zgjidhim problemin e ujit të pijshëm për lagjet: Arberia, Dardania, Lakrishtë dhe një pjesë të Emshirit. Problemi ishte teknikisht i ndërlikuar, por fatmirësisht që sot u zgjidh. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin!”, ka shkruar Adullahu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Gepostet von Ilir Abdullahu am Samstag, 24. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Pojatë të Ferizajt janë asfaltuar tri rrugë me…