Kryesia procedon për mendim në qeveri Projektligjin për Trustin dhe atë për pensionet e policëve

22 shtator 2022 | 11:37

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të enjten ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Me këtë rast, Kryesia ka proceduar për mendim në Qeverinë e Kosovës  disa projektligje.

“Kryesia procedoi për mendim në qeveri, Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 21 shtator, ditën që i është transferuar lënda për…