Kryesindikalist i ri i Kosovës zgjedhet Atdhe Hykolli

02 tetor 2021 | 20:50

150 delegatë në Kongresin e 8-të Zgjedhor, kanë zgjedhur kreun e ri të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Me votë unanime besimin e mori Atdhe Hykolli.

Këtu mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që pohoi se prioritet ka punësimin e grave, të rinjve e komuniteteve teksa premtoi rritjen e pagës minimale në 250 euro.

Sipas Kurtit, qeveria që drejton është në përgatitje edhe të Ligjit të Punës, që synon rregullimin e tregut të punës.

E kreu i deritanishëm i BSPK-së që përfundoi mandatin 4 vjeçar, theksoi se prioritet gjatë kësaj kohe kishte përfaqësimin dinjitoz të punëtorëve, por që akoma ka për tu bërë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka…