Kryetarët e komunave fajësojnë AVUK-un për qentë endacakë

25 tetor 2020 | 12:13

Kryetarët e komunave të Kosovës edhe një herë kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacakë, raporton “Epoka e re”.

Sipas kryetarëve të komunave, përgjegjësinë për qentë endacakë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me buxhet shtesë në vlerë miliona euro që nga vitit 2018, e ka marrë dhe vazhdon ta ketë AVUK.

“Që në atë kohë, në takimet e ndryshme që Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar me institucionet relevante, ku është kërkuar zgjidhja e problemit me qentë endacak, është konstatuar që ky problem nuk mund te zgjidhet komunë për komunë ndaras por është kërkuar zgjidhje ne nivel vendi”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Për këtë arsye, sipas AKK, AVUK si institucion qendror, ka marrë përgjegjësi që të merret me trajtimin e këtij problemi në nivel vendi. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë buxhet shtesë AVUK-ut (buxhet me miliona euro) që të merret me trajtimin e qenve endacak.

“Duhet theksuar që baza ligjore e bën përgjegjës AVUK që të kujdeset  për shëndetin dhe kontrollimin e kafshëve në Kosovë (konsiderohet që edhe qentë janë kafshë), siç është përshkruar në Ligjin 2004/21 dhe Ligjin 02/21 dhe bazuar në këtë ligj, AVUK ka të krijuar edhe sektor brenda saj dhe ka zyrtarë shtetëror që merren me mirëqenien e kafshëve”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet, se kryetarët e Komunave kërkojnë nga AVUK zbatimin e plotë të zotimeve të tyre që burojnë nga projekti disa vjeçar, projekt ky i cili ka planin konkret të veprimit disa vjeçar i përcjellur me buxhet shtesë.

“Duhet theksuar që ky projekt është hartuar në bashkëpunim me Komunat e Kosovës dhe me ambasadën Amerikane i përkrahur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018. Kjo është zgjidhja e problemit dhe jo akuza ndaj komunave”.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës në ditët në vijim do të deponojë kërkesën mbi qasjen në dokumente zyrtare në AVUK sa i përket zbatimit të projektit në fjalë”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një trafikant droge turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga…