Kryetari Bulliqi viziton zonat e prekura nga vërshimet në Podujevë

11 janar 2021 | 11:57

Pas vërshimeve të shkaktuara gjatë natës dhe sot, si pasojë e reshjeve atmosferike të ditëve të fundit, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar disa nga zonat e vërshuara.

Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DShPMSh), Fevzi Jetullahu, kanë vizituar disa lokalitete për të përcjellë nga afër situatën e krijuar si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe borës gjatë ditëve të fundit.

Bulliqi ka thënë se Komuna e Podujevës me të gjitha kapacitetet e saj është e angazhuar për t’u dalë në ndihmë banorëve në zonat që janë më të prekura nga vërshimet.

“Komuna e Podujevës ka vendosur në funksion të gjitha kapacitetet e saj, ekipin emergjent të Komunës, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, si dhe kompaninë e kontraktuar për këto raste dhe të gjithë janë në teren për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet me pasoja sa më të vogla”, ka thënë Bulliqi.

Po ashtu për adresimin e problemeve dhe dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, kryetari Bulliqi ka porositur qytetarët që t’i shfrytëzojnë edhe platformën e komunikimit “Alo Komuna” në 0800 19 110.

Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional dhe veprimeve të përbashkëta, konform situatës së krijuar Kryetari Bulliqi, sot ka ngritur edhe Shtabin Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilin do ta udhëheq nënkryetarja, Marigona Lahu.

Image may contain: one or more people, people standing, sky, tree, outdoor, water and natureImage may contain: one or more people, people standing, tree, plant and outdoorImage may contain: tree, plant, sky, outdoor, nature and waterImage may contain: outdoor and water

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas,…