Kryetari i BSPK-së diskuton për të drejtat e punëtorëve me përfaqësues të Qendrës së Solidaritetit Washington DC

20 qershor 2023 | 21:59

Drejtori i Qendrës së Solidaritetit në Tiranë, Steven McCloud, ka pritur në zyrën e kësaj qendre kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës treditore në Shqipëri të drejtoreshës së Politikave të Qendrës së Solidaritetit Washington DC, Melysa Sperber.

Kjo e fundit në prezantimin e saj theksoi përvojën e gjerë në lidhje me politikat, aspektet ligjore dhe praktike të të drejtave të njeriut, migrimin e detyruar, skllavërinë moderne dhe të drejtat e grave.

Ajo gjithashtu bëri me dije se vizita në Shqipëri ka qëllim takimet me sindikatat partnere të Qendrës se Solidaritetit për t’u njohur dhe informuar Kongresin dhe Qeverinë Amerikane (me të cilët ajo punon ngushtë) me problematikat/sfidat e punës dhe rolin e sindikatave në Shqipëri dhe Kosovë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve për të ndikuar në politika që synojnë të mbështesin të drejtat e punëtorëve në vendet tona.

Në këtë takim kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka prezantuar kontributin afatgjatë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në mbrojtjen e identitetit kombëtar si edhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në fusha të ndryshme.

Gjithashtu kryetari Hykolli e vuri theksin tek marrëdhënia afatgjate ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve duke përmendur edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen që sindikatat amerikane kanë dhënë për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës në forcimin e aftësive të organizimit dhe fuqizimin e anëtarëve.

Steven McCloud falënderoi Hykollin për pjesëmarrjen në takim duke theksuar se Qendra e Solidaritetit do të vazhdojë bashkëpunimin me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për të forcuar njohuritë dhe aftësitë e anëtarëve në drejtim të veprimeve kolektive sindikaliste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefit Shefiti është futbollisti i radhës që është larguar nga…