Kryetari i FBK-së: Basketbollistët treguan se si luftohet për shtet  

31 korrik 2018 | 11:19

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu është shprehur mjaftë i lumtur me suksesin e Kombëtares së Kosovës U18 në Kampionatin Evropian, Divizioni C.

“Faleminderit djemve tanë, të rinj me moshë, por luaj të vërtetë dhe shembull se si duhet luftuar kur bartet flamuri i shtetit! Nga ju u kërkua edukatë dhe disiplinë në fushë të lojës dhe jashtë saj, si dhe luftë pa kompromis në terren, e ju këtë e dëshmuat gjatë këtyre pesë ndeshjeve! Ju lumtë!”, ka thënë Fetahu.

Postimi i plotë i kryetarit të FBK-së

Sot që u liruam nga emocionet që na i dhanë #DjemtëeKosovës mbrëmë, më lejoni të ndaj me ju këtë falënderim publik.

Faleminderit staf i mrekullueshëm i FBK-së dhe vullnetarë, për punën e palodhshme shumë-muajshëm, angazhimin dhe përkushtimin që çdo gjë të rrjedh më së miri përgjatë tërë këtij organizimi, brenda dhe jashtë fushës! Vlerësimi i lartë që morëm nga të gjithë pjesëmarrësit e kampionatit, si dhe lëvdatat e shumta që po vazhdojnë të na arrijnë nga FIBA, na bëjnë që vetes t’i caktojmë synime edhe më të larta në të ardhmen.
Faleminderit trajnerë të Përfaqësueses U18, që me profesionalitet e udhëhoqët ekipin drejt cakut që ia kishim caktuar vetes këtë pranverë! E mbajtët fjalën e dhënë dhe u dhatë gjeneratës së re mundësinë që të garojnë një divizion më lartë vitin e ardhshëm.
Faleminderit djemve tanë, të rinj me moshë, por luaj të vërtetë dhe shembull se si duhet luftuar kur bartet flamuri i shtetit! Nga ju u kërkua edukatë dhe disiplinë në fushë të lojës dhe jashtë saj, si dhe luftë pa kompromis në terren, e ju këtë e dëshmuat gjatë këtyre pesë ndeshjeve! Ju lumtë!
Krenohem me të gjithë ju!
E krejt në fund, më lejoni t’i falënderoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës, Sponsorin Gjeneral të grupmoshave të reja Vitaminka Kosovë, Sponsorin Medial Supersport Kosova, si dhe të gjithë sponsorët tanë tjerë, të cilët e ndihmuan pa rezervë FBK-në në këtë organizim. Pa ju ky sukses nuk do të mund të arrihej.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stina e verës për Rita Orën është çdoherë e stërmbushur…