Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve demanton ministrin Faton Peci

11 korrik 2022 | 21:03

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri ka folur rreth deklaratave të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për sipërfaqet e mbjellura me grurë.

Tahiri tha se deklaratat e tyre i kanë të bazuara në informacionet që i marrin nga aktivistët e tyre në terren. Ai tha se ministri Peci ka dhënë shifra më të madhe për sipërfaqet e mbjellura me grurë sesa që janë në realitet.

“Unë e pashë atë deklaratën e ministrit në faqen zyrtare të Ministrisë. Me thënë të drejtën në disa pjesë të asaj deklarate nuk mund të pajtohemi sepse ne i kemi infot tona prej atkivistëve tanë dhe konsideroj se jemi pak më afër të statistikave të sipërfaqeve të mbjellura por edhe rendimenteve të arritura. Gjithëherë nga Ministria ka pasur pak a shumë deklarata të tilla qysh me thënë reklamuese ose politike gjë që nuk na ka bërë ku me ditë sa përshtypje. Ne i kemi infot tona statistikat tona nuk themi që janë të sakta dhe të pandryshueshme megjithatë gjithëherë në fund të fushatës ose të një fushate të mbjelljeve apo korrjeve na kanë dalë të sakta përafërsisht jo qind për qind”, tha ai për Tëvë1.

Tutje, ai shton se si Sindikatë nuk mund të jenë “servilë” në deklarata të tilla të Ministrisë, duke shtuar se do të dalin gjithëherë me opsionet e tyre

“Nuk përputhen edhe tash mendojmë se ne duhet të jemi servilë në deklarata të tilla që nuk janë të vërteta dhe ato çka ne konsiderojmë se nuk është e vërtetë dalim me opsionet tona dhe pse i dhemb dikujt, neve nuk na intereson sepse ne jemi Sindikatë që i mbron interesat e bujqve dhe lufton për to”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullsia e vendeve të Bashkimit Europian është duke regjistruar rënie…