Kryetari i Gjilanit bën publike parimet e LV-së për bashkëqeverisje me partitë tjera (dokument)

21 dhjetor 2021 | 13:09

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë publike gjashtë parimet e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim në qeverisjen lokale me subjektet e tjera politike në këtë komunë.

Hyseni përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan mirëpret bashkëpunimin me subjektet e tjera politike.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është bashkëqeverisja adekuate dhe e ndershme, pavarësisht subjektit. Ne besojmë se të gjithë kanë diçka për të ofruar në qeverisje lokale, prandaj edhe po i publikojmë këto parime mbi të cilat do të vendoset bashkëpunimi i jonë me çfarëdo subjekti tjetër politik”, ka shkruar kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e gjyqtarit Agron Zhukri…