Kryetari i Gjilanit merr vendim: Një orë më pak punë gjatë Ramazanit për stafin komunal

28 mars 2023 | 18:12

Komuna e Gjilanit ka nxjerrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.

Më vendimin e nxjerrë më 23 mars që është nënshkruar nga kryetari Hyseni, obligohen drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.

Sipas vendimit, orari i punës do të fillojë nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më 20 prill që përkon me fillimin dhe mbarimin e muajit të Ramazanit.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë Hyseni bashkë me drejtorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit, i ka…