Komisioni dështon në propozimet për zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së

28 mars 2023 | 18:02

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit, i ka proceduar katër kandidatë kryesisë për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Paneli i BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, i ka propozuar Kuvendit listën me këta kandidatë: Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.

BQK-ja, deri tash është udhëhequr nga Guvernatori Fehmi Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të këtij viti. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.

Megjithatë, Komisioni nuk e ka votuar listën e kandidatëve për guvernator.

Komisioni ka rekomanduar që procesi nuk i plotëson kushtet sipas ligjit.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit ta njoftojë komisionin përzgjedhës për mospërmbushjen e kushteve, dhe që kandidatura të fillojë nga e para me kandidatura të reja.

Por as ky rekomandim i Mujajt nuk ka marrë votat e mjaftueshme dhe se mbetet të shqyrtohet një zgjidhje në një mbledhje tjetër të komisionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë…