Kryetari i Gjilanit ngushëllon Ismet Sylejmanin për vdekjen e nënës

07 nëntor 2021 | 10:24

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi veprimtarit Ismet Sylejmani, për vdekjen e nënës, e cila ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës e familjares tuaj të dashur dhe bashkëqytetares sonë të nderuar Ramize Hoxha-Sylejmani. Duke dikur që dashuria për nënën është e pafundme, ju lus që të gjeni forcë për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme, duke kujtuar përkushtimin e të ndjerës për familjen dhe veprat e saja të mira. Të dashura familje Sylejmani e Hoxha dhe miq të familjes. Në këtë kohë pikëllimi duke bashkëndarë dhembjen me ju, ju lus që të bëheni të fortë dhe t’i përballoni këto ditë mërzie. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar Haziri në telegramin ngushëllues drejtuar familjes Sylejmani.

Familja Sylejmani ka pranuar shumë telegrame ngushëlluese edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit bëri të ditur se…