Kryetari i Gjilanit pret në takim njoftues komandantin e KFOR-it turk për Kosovë

29 mars 2023 | 11:10

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim njoftues komandantin e KFOR-it turk për Kosovë, Recai Yilmaz.

Në këtë takim, temë diskutimi ka qenë sigurimi i ofrimit të bashkëpunimit të KFOR-it turk për komunën e Gjilanit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për projekte ku mund të ndërveprojnë të dyja palët dhe si rrjedhojë u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje.

Përveç kësaj, kryetari Hyseni e ka njoftuar komandantin për çështje lidhur me planet e tij për qeverisje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me hat-trickun në ndeshjen ndaj Curacaos, Lionel Messi ka arritur…