Messi shkruan historinë me Argjentinën

29 mars 2023 | 11:09

Me hat-trickun në ndeshjen ndaj Curacaos, Lionel Messi ka arritur në kuotën e 102 golave për Kombëtaren e Argjentinës.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Curacaos që u zhvillua sot (e mërkurë) në mëngjes në ora 01:30, ka përfunduar me fitore bindëse 7:0 të kampionit të botës.

Messi ka kontribuuar me tre gola, kurse Nicolas Gonzalez, Enzo Fernandez, Angel Di Maria dhe Gonzalo Montiel me nga një gol për t’i siguruar Argjentinës këtë fitore të thellë.

Messi tani ka shkruar historinë, ku tani është bërë lojtari i vetëm që ka fituar një Kupë të Botës dhe që ka shënuar 100 gola me kombëtaren.

Po ashtu, Messi ka kontribuar me 28 gola dhe asistime në 14 ndeshjet e fundit me Argjentinën, ndërsa edhe shënoi hat-trickun e 50-të të tij në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka…