Kryetari i Istogut aktivizon Shtabin Emergjent

20 janar 2023 | 12:45

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, sot ka thirrur në takim të përbashkët Shtabin Emergjent Komunal të përbërë nga drejtor të Drejtorive, Komandantin e Policisë së Kosovës në Istog, FSK-në dhe Zjarrfikësit.

Në takim u diskutua për gjendjen e krijuar nga të reshurat e pandërprera të shiut dhe dëmet që janë shkaktuar në shumë fshatra dhe rrugë publike të territorit të Komunës së Istogut.

“Kryetari Ferati ka formuar 8 komisione për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare, biznese dhe në bujqësi poashtu bëri thirrje që të gjitha ekipet emergjente dhe drejtorët e drejtorive në Komunën tonë të qëndrojnë aktiv gjatë gjithë kohës si dhe të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë, në mënyrë që të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar se sulmuesi Memphis…