Kryetari i kësaj komune kërkon heqjen e orës policore dhe të maskave për personat e vaksinuar
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë me dije se Gjilani po vazhdon të shënojë ulje të rasteve aktive me Covid-19 dhe aktualisht në vetizolim janë 43 raste, 10 persona janë të shtrirë në spital, tre prej tyre të konfirmuar me infeksion, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Haziri ka thënë se Komiteti do të bëjë edhe disa rekomandime për qeverinë sa i përket masave, siç është largimi bartjes së maskës për personat e vaksinuar, heqja e orës policore, sepse është e panevojshme si dhe disa masa të tjera.
“Ajo që është lajm i mirë, në Gjilan po vazhdon vaksinimi dhe deri sot kemi mbërri në 76 mijë e 118 të vaksinuar. Ju bëjë apel qytetarëve që të vazhdojnë me vaksinim, pasi kështu arrihet imunizimi kolektiv dhe mbrojtje më e mirë nga virusi”, ka thënë kryetari Haziri, pas takimit me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.