Kryetari i Klinës kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt

04 janar 2020 | 21:31

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka kërkuar lirimin e qytetarit Nezir Mehmetaj i cili është arrestuar mbrëmë nga Policia serbe në pikën kufitare në Merdare.

Elezaj në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se arrestimi i Mehmetajt është bërë vetëm për shkak se është shtetas i Kosovës.

“Arrestimi i Nezir Mehmetaj nga Rudica e Klinës nga autoritetet serbe, me të vetmen arsye se është shtetas i Republikës së Kosovës, dëshmon edhe një herë se shteti Serb është kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Elezaj.

“Si kryetar i Komunës së Klinës dënoj arrestimin dhe kërkoj që autoritetet vendore dhe Brukseli zyrtar të marrin masa urgjente për lirimin e Nezirit dhe të i bëhet e qartë shtetit Serb që politika e tillë e ndalimeve, arrestimeve e përndjekjeve politike duhet të marrë fund. Komuna e Klinës do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë informacione të hollësishme për rastin në fjalë”, ka deklaruar Elezaj. Për këtë arrestim ka reaguar edhe kryediplomati Behgjet Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, ka komentuar situatën e…