Kryetari i KMSh-së, mesazh urimi për Bajram: Festë që na kujton vlerat e sakrificës
26 maj 2026
| 10:09
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie, solidariteti dhe harmonie.
Ai theksoi se kjo festë kujton vlerat e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht për familjet, të moshuarit dhe njerëzit në nevojë.
Gjithashtu, ai bëri thirrje për më shumë mirëkuptim duke uruar që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare.



