Kryetari i Mitrovicës dhe Avokati i Popullit koordinohen për të drejtat e njeriut

31 mars 2021 | 16:15

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të mërkurën në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka biseduar lidhur me shtimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve dhe për problemet e ndryshme të qytetarëve të Mitrovicës që kanë sa i përket realizimit të të drejtave të njeriut.

Me këtë rast, pasi kryetari Bahtiri e uroi Qelajn për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë, konstatuan se vetëm me fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, qytetarët e Mitrovicës e kanë më të lehtë të zgjidhin problemet e ndryshme dhe realizimin e të drejtave të tyre.

Gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri ka kërkuar nga Avokati i Popullit që t’i kushtojë vëmendje të posaçme kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre në pjesën e veriut, e që vazhdon të mbetet edhe më tutje sfidë, dhe padrejtësi ndaj këtyre banorëve, duke iu mohuar një e drejtë themelore siç është shfrytëzimi i pronës së tyre.

Në fund kryetari Bahtiri dhe Avokati i Popullit u morën vesh që për problemet e këtilla të qytetarëve të Mitrovicës të sensibilizohen institucionet e vendit, në mënyrë që të gjithë së bashku të bëjnë më shumë për zgjidhjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore. “Njësite…