Kryetari i OEK-ut kërkon përkrahje për sektorin privat, komunikon me organizatën DEIK

02 prill 2020 | 17:39

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka zhvilluar sot komunikim me DEIK, organizatë shtetërore nga Turqia, e cila ka në fushëveprim bashkëpunimin ekonomik të Turqisë me vendet e tjera.

Rukiqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se i ka parashtruar dy kërkesa për përkrahje të sektorit privat.

“Nevojën për financim të likuiditetit të kompanive tona, pa kosto shtesë, përmes bankave turke në Kosovë dhe nevojën për financim të pajisjeve dhe makinerive për prodhim nga Banka Turke për eksport, si masë mbështetëse për rimëkëmbjen e ekonomisë”, ka shkruar Rukiqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka mbështetur qëndrimin e Vjosa…