Kryetari i OEK-ut: Mosrespektimi i masave kundër Covid-19 rrezikon hapjen e ekonomisë

12 maj 2020 | 12:48

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka kërkuar që të respektohen masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Ai ka thënë se mosrespektimi i këtyre masave rrezikon hapjen e ekonomisë në Kosovë dhe progresin në fushën e shëndetit publik.

“Të rritet kujdesi dhe të respektohen masat mbrojtëse dhe parandaluese. Këto janë ditë vendimtare dhe testi kryesor për kalimin në fazat tjera të hapjes të ekonomisë. Respektimi i masave mbrojtëse, veçanërisht distanca sociale, mbajtja e maskave dhe dorezave, është e domosdoshme dhe jetike. Këto ditë kemi një eufori dhe tendencë që të anashkalohet respektimi i masave dhe orari i lëvizjes. Kjo rrezikon tërë progresin dhe mundësitë e hapjes te ekonomisë, ashtu siç është paraparë në planin e publikuar. Na duhet pak më shumë kujdes, që të mos rrezikojmë progresin në pjesën e shëndetit publik, e veçanërisht komplet sektorin privat”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Te rritet kujdesi dhe te respektohen masat mbrojtese dhe parandalueseKeto jane dite vendimtare dhe testi kryesor per…

Publiée par Berat Rukiqi sur Mardi 12 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaroi se nisur nga dita…