Kryetari i OEK-ut: Shqipëria të jetë dera e parë për bashkëpunim ekonomik

16 gusht 2018 | 14:59

Komuniteti i biznesit nga Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë një fushatë afatgjate me moton “Blej shqip” të brendeve më cilësore që kanë këto dy shtete.

Kështu ka bërë me dije kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, pas takimit me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka dhe kryetarin e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra.

Rukiqi ka thënë se takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërsa Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për problematikat biznesore, të cilat sipas tij janë të shumta, por jo edhe të pazgjidhshme.

Në anën tjetër, Arben Shkodra nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar, ka thënë se institucionet përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të krijojnë lehtësira për qarkullimin tregtar në tregjet shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner ka treguar dollapin e vet të çantave. 21-vjeçarja…