Kryetari i Rahovecit përkujton dëshmorët Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi

23 korrik 2022 | 12:37

Në 24-vjetorin e rënies, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar dëshmorët Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi.

Kryetari Latifi ka bërë me dije se në nderim të kujtimit dhe veprës atdhetare, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVL të UÇK-së, ka vendosur një pllakë përkujtimore në anën e djathtë të rrugës (te vendi i rënies) që çon te ‘Maja e Shkodranit’, e cila u shpalos në prani të familjarëve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve.

“S’do të ndalemi – do të regjistrojmë çdo dëshmi që na kujton dhimbjen krenare, trimërinë dhe lavdinë e atyre që ranë për liri. Asgjë nuk harrohet”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me bashkëpunëtorë…