Kryetari i Rahovecit viziton shkollën “Bekim Sylka”, uron fillimin e vitit të ri shkollor

01 shtator 2023 | 09:33

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar shkollën fillore “Bekim Sylka”.

Ai u ka thënë nxënësve se është i lumtur që sot po fillojnë rrugëtimin e tyre të dijes në vatrat e diturisë.

“Të dashur nxënës dhe prindër të nderuar!
Jemi të lumtur që sot, më 1 shtator po filloni rrugëtimin tuaj të dijes në vatrat e diturisë.
Për të uruar fillimin e këtij viti shkollor, së bashku me drejtorin e arsimit, nënkryetarin dhe me bashkëpunëtorët tjerë, ishim në Shkollën Fillore “Bekim Sylka” dhe përmes kësaj shkolle ju përcjellim urimet më të mira dhe më të sinqerta për fillimin e vitit të ri shkollor, të gjithë fëmijëve, nxënësve, edukatorëve, mësimdhënësve dhe prindërve të komunës sonë dhe të mbarë vendit!Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe plot suksese në vitin e ri shkollor 2023/2024″, ka theksuar kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije sot…