Kryetari i rinisë së AAK-së i bashkohet PDK-së

22 gusht 2021 | 22:35

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, deputeti Hajdar Beqa ka bërë të ditur në faqen e tij në “Facebook” se Rilind Zeneli i cili deri tani ka qenë kryetar i rinisë së degës së AAK-së në Bec, i është bashkur Partisë Demokratike të Kosovës.

Ditë më parë edhe Asambleisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, Muharrem Musa, i është bashkuar listës së kandidatëve të PDK-së në këtë komunë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ndryshe, kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës nga radhët e PDK-së është Arbënesha Kuqi.

Postimi i plotë i deputetit Hajdar Beqa:

Rilind Zeneli, kryetar i deritanishëm i rinisë së AAK-së në fshatin Bec, sot edhe zyrtarisht iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

Zeneli, i cili shquhet për angazhimin e tij në të mirë të komunitetit, tash e tutje do të jetë vlerë e shtuar për degën e PDK-së në Gjakovë.

Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet aty ku e kërkojnë qytetarët e vendit tonë.

Suksese Rilind!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covidi-19 sot ia ka marrë jetën vajzës 20-vjeçare Suela Gusterani…