Kryetari i Skenderajt: Mbi 100 familje ishin në rrezik nga vërshimet, shyqyr nuk kemi asnjë jetë të humbur

19 janar 2023 | 22:52

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka theksuar se pas gjithë këtyre reshjeve, vërshimeve dhe kësaj fuqie përballë secilës janë të pafuqishëm, nuk është asnjë jetë e humbur.

“Për këtë meritat u takojnë qytetarëve, ekipeve të Shtabit Emergjent, Shërbimit të Zjarrfikësve, FSK-së, Klubin Off Road Drenica dhe të gjithë atyre që na ndihmuan t’i evakuojmë mbi 100 familje të cilat ishin në rrezik”, ka shkruar në “Facebook” Nura.

Ai ka lutur të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt, që të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, apo të kthehen në shtëpitë që janë përmbytur, pas informacionet flasin për reshje të sërishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transmetuesi publik ka hulumtuar ri-regjistrimin e veturave me targa ilegale…