Kryetari i Skenderajt: Shëndetësia, prioritet i qeverisjes sonë lokale

06 dhjetor 2021 | 15:36

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin e komunës Sami Lushtaku dhe me drejtoreshën e shëndetësisë, Rrezarta Hasani, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

“Nga drejtori si dhe nga stafi shëndetësor u njoftuam rreth kushteve e shërbimeve që ofrohen në QKMF dhe në Ambulantet e Mjekësisë Familjare në bashkësi lokale”, ka thënë Nura.

Ai ka theksuar se shëndetësia është prioritet i qeverisjes sonë lokale.

“Shpejt do ta funksionalizojmë Shtabin Emergjent për Covid-19, do ta rregullojmë çështjen e autoparkut në oborrin e QKMF-së si dhe do të shikojmë rreth mundësisë për stimulimin e mjekëve që të qëndrojnë në vend. Do të jemi afër qytetarëve për të ofruar shërbime të shpejta e cilësore”, ka deklaruar Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unioni i Turizmit të Kosovës (UKT) njofton se ka marrë…