Kryetari i trupit gjykues: ZPS-ja ka vërtetuar se Gucati e Haradinaj kanë kryer vepër penale

18 maj 2022 | 10:33

Kryetari i trupit gjykues e ka nisur seancën e sotme me akuza kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ai tregoi se si Gucati e Haradinaj “morën pjesë në më shumë se 20 intervista në media”, ku, sipas tij, deklaratat e tyre frikësuan dëshmitarët.

“Trupi gjykues konstaton se frikësuan dëshmitarët”.

“Trupi gjykues është bindur se të akuzuarit vepruan me synim të drejtpërdrejt me synim të zbulimit të informacionit të mbrojtur”, ka thënë ndër tjerash kryetari i këtij trupi.
Gjykatësi tha ndër tjerash se “ZPS-ja ka vërtetuar veprën penale”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gjakova një luftë ndryshe” nga Haqif Mulliqi e botuar me…