Kryetari i Ulqinit fton qytetarët e Kosovës të shkojnë atje për pushime

30 maj 2020 | 15:51

Ulqini njihet si një prej destinacioneve më të frekuentuara nga shqiptarët e Kosovës dhe vendet e rajonit, në kohën e verës.

Plazhet e shumta me plotë rërë, uji i jodizuar i Detit Adriatik, së bashku me netët rinore, muzikën dhe trashëgiminë kulturore, presin edhe sivjet turistët nga Kosova.

Edhe këtë vit, atje kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri veror, por me masa të shtuara për shkak të pandemisë Covid-19.

Mali i Zi pretë që të hap kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë nga data 1 qershor.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq në një bisedë për “lajmi.net” ka ftuar të gjithë kosovarët që kanë shtëpitë e tyre atje që të shkojnë për pushime.

“I ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shtëpi të veta në Ulqin që të vinë për pushime në to. Pra mund të vinë lirisht, pa asnjë telashe. Aktualisht kemi një siguri të madhe kundër koronës, pasi jemi shteti i parë në Evropë që jemi shpallur si ‘free destination’, ku nuk ka asnjë të infektuar. Ulqini ka hapësira të mëdha, të cilat na bëjnë që turizmi në këtë kohë të pandemisë të zhvillohet më lehtë dhe më i sigurt. Ne i presim jo vetëm ata që kanë shtëpitë e veta, por edhe ata që na kanë vizituar për gjatë këtyre viteve”, ka thënë Nrekiqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka komentuar anketën…