Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi: Jam kanosur nga një person, lidhet me çështje punësimi

30 dhjetor 2023 | 10:36

Është kanosur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga një person përmes telefonit.

Rastin e ka konfirmuar Idrizi për Gazetën Online Reporteri.net. Ai ka thënë se rastin e ka konfirmuar në polici.

“Po është e vërtetë se jam kanosur nga një person përemes telefonit. E kam raportuar rastin në polici, kanosja lidhet me çështje punësimi në arsim”, ka thënë Idrizi për Reporteri.net.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Vushtrrisë është kanosur përmes telefonit.

“Vushtrri 29.12.2023-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 160 të…