Kryetari Latifi: Në Anadrini jehoi pushka e parë çlirimtare kundër pushtuesit serb

12 maj 2026 | 13:24

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se më 12 maj 1998, në Anadrini jehoi pushka e parë çlirimtare kundër pushtuesit serb.

“Forcat serbe u detyruan të tërhiqeshin me humbje nga stacioni famëkeq në Ratkoc dhe u hodhën matanë Gradishit. Më 12 maj 1998, në fushë të nderit ranë dëshmorët Milaim Krasniqi e Elmi Morina, u plagosën bashkëluftëtarët Osman Zyberaj, Miftarem Muharemi nga Drenoci, si dhe luftëtari i orëve të para, tashmë dëshmori Lulzim Shaip Hoti nga Ratkoci, i cili si pasojë e plagëve që mori, vdiq pas luftës. Po atë ditë u vra nga forcat serbe edhe Malush Morina nga Ratkoci. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka është përfshirë në ekipin ideal të javës…