Kryetarja e Gjykatës Speciale: I kam përcjellë deklaratat e Konjufcës, gjykata s’mund të mbikëqyret

04 korrik 2022 | 13:54

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, i është përgjigjur kryeparlamentarit Glauk Konjufca lidhur me deklaratën e tij se duhet të krijohet një mekanizëm kontrolli ndaj kësaj gjykate.

Trendafilova ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi “asnjë gjykatë nuk mund të jetë në mbikëqyrje”.

“Sa i përket, lexova dhe e kam përcjell gjithashtu deklaratën e zotit Konjufca, kryetarin e Parlamentit, më duhet të shpreh pikëpamjen time, ne jemi gjykatë, asnjë gjykatë nuk mund të jetë në mbikëqyrje që vjen nga legjislativ apo degë ekzekutive, kjo nuk është e mundur”, ka thënë Trendafilova gjatë një takimi përmes platformës “Zoom”, me shoqërinë civile, ku pjesëmarrës kishte edhe gazetarë.

Më 17 qershor, Konjufca ka qenë në Hagë, ku ka vizituar drejtuesit e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale. Pasi ishte kthyer në Kosovë, Konjufca ka thënë se Gjykata Speciale nuk kanë asnjë mekanizëm kontrolli.

“Ne si institucione do t’i bashkërendojmë të gjithë hapat, ashtu që të mund të vijmë deri te një koncept se cili do të ishte një mekanizëm legjitim i kontrollit demokratik i kësaj gjykate. Askund në botë nuk ka gjykata, të cilat janë institucione absolute, të mbyllura, hermetike, të cilat bëjnë çfarë të duan. Gjithkund në botë, gjykatat i nënshtrohen një procesi, mekanizmave të kontrollit sa u përket të gjitha çështjeve, mbarëvajtjes së punës aty, sa u përket procedurave, pretendimeve për ndonjë shkelje eventuale”, ka deklaruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se presioni i…