Kryetarja e Gjykatës Themelore vizitoi Qendrën Korrektuese të Dubravës

23 shtator 2020 | 18:17

Drejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Ismail Dibrani ka pritur në një vizitë një numër të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Prishtinës në krye me kryetaren e kësaj Gjykate, Aferdita Bytyçin.

“Në Qendrën Korrektuese në Dubravë sot pritem Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Afërdita Bytyçi, si dhe gjyqtarë tjerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë takimit diskutuam lidhur me çështje të cilat ndërlidhen me punën e gjykatës dhe Qendrës Korrektues Dubravë.

Po ashtu, sot vizituam disa pavijone dhe punëtori, ndërsa në fund të vizitës  shpërndamë diploma dhe certifikatat për të dënuarit, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme në Qendrën Korrektuese Dubravë”, ka shkruan në profilin e tij në “Facebook”, Dibrani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani e ka harruar humbjen që pësoi në xhiron e…