Kryetarja e KQZ-së voton, ky është mesazhi i saj për qytetarët dhe partitë politike

14 shkurt 2021 | 07:45

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka votuar e para në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

Pas votimit ajo ka deklaruar se KQZ-ja tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe obligimet e veta kushtetuese e ligjore për votimet e së dielës.

“Ftoj qytetarët t’i respektojnë rregullat e pandemisë dhe gjatë ushtrimit të së drejtës së tyre, votimit”, ka thënë Daka në prononcimin për media duke shtuar se, “Sot ia dorëzojmë gjithë procesin subjekteve politike dhe votuesve”.

“Ftoj subjektet politike t’i respektojnë rregullat, Ligjin për zgjedhjet dhe Kushtetutën e Kosovës” ka shtuar ajo.

Ndërkaq e pyetur për organizimin e zgjedhjeve në veri, Daka ka thënë se KQZ-ja ka organizur zgjedhjet në veri të Kosovës: “Edhe në vitet e kaluara zgjedhjet i kemi organizuar vetë. Misioni i OSBE-së ka pasur vetëm rol këshillues”, ka thënë Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me maska dhe distancë, qytetarët e Kosovës po votojnë të…