Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani

28 maj 2022 | 16:16

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit kryetarja e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet…