Kryeziu: Kosova duhet të ketë koordinim ndërinstitucional që të thithë fondet e BE-së

06 tetor 2020 | 22:17

Leonora Kryeziu nga PIPS-i ka thënë se Kosova duhet të punojë edhe më shumë dhe ketë koordinim ndërinstitucional në mënyrë që të thithë edhe më shumë fonde nga BE-ja. “Kosova është gjithmonë e fundit në shfrytëzimin e fondeve të cilat janë në dispozicion nga BE-ja, këtu ka nevojë shumë për të punuar edhe në kapacitete njerëzore por edhe në koordinim ndërinstitucional për me pas aftësi për me i thithë këto fonde”, ka thënë Kryeziu.

Sipas saj mund të jenë disa faktorë që kanë sjellë deri në një situatë të tillë. “Padyshim se vullneti politik dhe një paqëndrueshmëri politike e jep efektin e vet. Gjithashtu përgatitja e institucioneve por edhe përgatitja në përgjithësi karshi integrimeve janë faktorë që kanë ndikuar në masë të madhe në mos sukses”, ka thënë Kryeziu.

Ajo ka thënë se interesimi i klasës politike për këto çështje është zero. “Projektet shumë të mëdha që kanë të bëjnë me energjinë ose pak sukses ku kemi pas prapa tyre kanë qenë ose një donator i madh si Gizi e Banka Botërore që kanë një shtytje në implementimin e këtyre projekteve. Në masë të madhe mendoj se ka ngecje. Interesimi i deputetëve dhe klasës politike për t’i shtyrë këto gjëra përpara mund të them se është zero. Transicioni energjetik është kalimi nga thëngjilli në energji të pastër”, ka thënë ajo./KTV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi dhe gazetari Milaim Zeka kanë lëshuar fyerje…