Kryeziu: Qeveria mos t’i bashkohet valles së Vuçiqit

06 nëntor 2022 | 10:58

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka deklaruar se qytetarët serbë në Kosovë ndoshta janë qytetarët më të diskriminuar në rajon, pasi jetojnë nën presionin e grupeve kriminale dhe nën presionin e shtetit serb.

“Qytetarët serbë të Kosovës ndoshta janë qytetarët më të diskriminuar jo vetëm në rajon?! Janë të vetmit qytetarë që iu ka pamundësuar pluralizmi politik dhe përfaqësues, jetojnë nën presionin e grupeve kriminale që u djegin makinat, i linçojnë, i stigmatizojnë dhe i etiketojnë si tradhtarë. Ata jetojnë nën presionin e shtetit serb”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë t’i bashkohet vallës së Vuçiqit dhe qytetarët serb t’i futë në sanduiç të dy presioneve, duhet të jetë më e hapur, të ketë më shumë ndjeshmëri për presionin agresiv që ata përjetojnë për kohë të gjatë.

“Pra, nuk është se ne duhet t’i nënshtrohemi ndërkombëtarëve e Vuçiqit, por ne kemi nevojë për qytetarë serbë të lirë dhe të integruar, shumë më tepër se sa për targat e veturave të tyre. E kaluara jonë, duhet të na shërbejë për t’u bërë një shtet model për të tjerët”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, pretendon se video…