“Kthimi i ushtrisë së rregullt është model i Lindjes”, Berisha: Synimi ynë është NATO

30 maj 2026 | 07:57

Bekë Berisha, kandidat i Aleancës për deputet, ka kritikuar deklaratat për krijimin e formacioneve të reja ushtarako-policore, të cilat sipas tij janë të pamatura dhe nuk përkojnë me orientimin perëndimor të Kosovës.

Ai u ndal edhe te diskutimet për rikthimin e ushtrisë së rregullt, duke thënë se një koncept i tillë nuk është në përputhje me aspiratat euroatlantike të Kosovës.

“Unë dua të flas më shumë çka është politike dhe propagandistike që e dëmton sektorin e sigurisë në vend. Ka deklarata të pamatura, të këqija dhe të dëmshme”, tha Berisha.

“Është propagandu shumë që dojmë me kthy ushtrinë e rregullt, që është doktrinë e lindjes. Ka qenë premtim, por kjo nuk bëhet sepse ne jemi të orientuar nga Perëndimi edhe aspirojmë NATO-n. Ajo është mbrojtja jonë, edhe miqtë i kemi ashtu edhe jemi dakorduar për këtë”, deklaroi Berisha, në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas Berishës, ideja për xhandarmëri synon krijimin e një formacioni të ri me ndikim politik dhe nuk i përshtatet traditës së sigurisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi Vendimi i Qeverisë në detyrë për të…