Ku do t’i merr qeveria 75 milionë euro për subvencionimin e rrymës? Flet ministri Murati

26 janar 2022 | 11:52

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do ta ketë problem t’i ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, të parapara në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ku është propozuar shtrenjtimi i rrymës.

Murati, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se janë përkujdesur që të ketë buxhet të mjaftueshëm për situata të jashtëzakonshme si kjo me krizën energjetike.

“Ne si Qeveri jemi përkujdesur që gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2022 jemi përkujdesur që t’i kemi hapësirat e nevojshme, pra fleksibilitetin e nevojshëm marrë parasysh pandeminë. Çdoherë kemi paraparë që mund të ndodhë një situatë e jashtëzakonshme”.

“Sa i përket ndarjeve buxhetore, nuk besoj që do të kemi problem, megjithëse kjo normalisht që është një marrë shtesë edhe për buxhetin”, ka thënë Murati.

Ai është pyetur edhe për mosshtrenjtimin e rrymës për katër komunat në veri të vendit.

“Ne jemi duke punuar që probleme të tilla të cilat i kemi trashëguar dhe nuk kanë gjetur zgjidhje për 20 vitet e kaluara, do të mundohemi t’i zgjidhim në afatin sa më të shkurtër”, është shprehur Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Albert Krasniqi ka komentuar Indeksin e perceptimit të korrupsionit…