Ku ndodhet Kosova në botën që po plaket

01 tetor 2022 | 10:55

1 tetori- Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

Sami Behrami

Historiku i Ditës Botërore të moshuarve
1 tetorit është Ditës Ndërkombëtare e të Moshuarve. Me qellim te sensibilizimit te opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes se grup moshave te vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë ,me qellim te zhvillimit te një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve,. Shënimi i par i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, në kërkim të mundësive për përgjigje kësaj sfide.

Përbërja e popullsisë sipas moshës në botë ka ndryshuar në mënyrë dramatike në dekadat e fundit duke vërtetuar konstatimin e ekspertëve të fushës së demografisë se shekulli XXI është shekull i plakjes së popullsisë. Mes viteve 1950 dhe 2010, jetëgjatësia në mbarë botën u rrit nga 46 në 68 vjet. Në nivel global në vitin 2019, kishte gjithsejtë 703 milionë persona të moshës mbi 65 vjeç. Rajoni i Azisë Lindore dhe Juglindore ishte vendet e numrit më të madh të të moshuarve (261 milionë), e ndjekur nga Evropa dhe Amerika Veriore (mbi 200 milionë).
Gjatë tre dekadave të ardhshme, numri i të moshuarve në mbarë botën parashikohet të dyfishohet, duke arritur në më shumë se 1.5 miliardë persona në vitin 2050. Të gjitha rajonet do të shënojnë rritje të popullsisë së moshuar midis 2019 dhe 2050. Rritja më e madhe ( 312 milionë) parashikohet të ndodhë në Azinë Lindore dhe Juglindore, duke u rritur nga 261 milionë në 2019 në 573 milionë në 2050. Rritja më e shpejtë e numrit të të moshuarve pritet në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore, duke u rritur nga 29 milionë në 2019 në 96 milionë në 2050 (një rritje prej 226 për qind). Nga ana tjetër, rritja pritet të jetë relativisht e vogël në Australi dhe Zelandën e Re (84 %) dhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut (48%), rajone ku popullsia tashmë është dukshëm më e vjetër se në pjesët e tjera të botës.
Vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim do të jenë shtëpia e më shumë se dy të tretave të popullsisë më të vjetër të botës (1.1 miliardë) në vitin 2050. Megjithatë, rritja më e shpejtë parashikohet të ndodhë në vendet e pa zhvilluara, ku numri i personave të moshës 65 vjeç e lart mund të rritet nga 37 milionë në 2019 në 120 milionë në 2050 (225%).

Ku ndodhet Kosova

Në Kosovë procesi i moshnimit demografik paraqitet si fenomen nga vitet e ‟70 të shekullit të kaluar kur fillon ulja e pjesëmarrjes së grup moshave të reja në popullsinë e përgjithshme, megjithatë ndryshime të rëndësishme (negative) në këtë aspekt ndodhin në dekadën e fundit të shekullit XX, kur për herë të parë pjesëmarrja e grup moshave të reja zvogëlohet nën 50%. Situata e viteve të ‟90, përveç në sferën demografike dhe socioekonomike, negativisht u manifestua edhe në strukturën e popullsisë sipas moshës duke ndikuar në rritjen e pjesëmarrjes së grup moshave të vjetra. Në vitin 2011, popullsia e grup moshave të reja (0-19 vjet) përbëhej prej 662509 persona ose 38.1% ( nga 52.4%-1981) ndërsa popullsia e vjetër (mbi 60 vjet) numëronte 169870 persona ose 9.6% ( nga 6.4%-1981) të popullsisë së përgjithshme.
Migrimet dhe situata e përkeqësuar sociale, ekonomike dhe politike e viteve të ‟90 të shekullit të kaluar dhe dy dekadat e shek. XXI, në moshnimin demografik të popullsisë së Kosovës u manifestua në dy aspekte: 1) përmes migrimeve selektive të grup moshave të reja të popullsisë duke zvogëluar pjesëmarrjen e tyre në popullsinë e përgjithshme dhe 2) migrimet e popullsisë së aftë për riprodhim duke shkaktuar rëne të normës së përgjithshme të lindshmërisë duke shkaktuar moshnimin nga baza (poshtë)
Rënja shumë e shpejt e shtimit natyror dhe emigrimet selektive ( grup moshat 20-39 vjet përbëjnë afër gjysmën e emigrantëve) kanë përshpejtuar procesin e plakjes së popullsisë. Kështu, deri sa ne vitin 2011 grup moshat mbi 60 vjet përbënin 9.6% te popullsinë, ne vitin 2021 kjo pjesëmarrje rritet ne 13.3%
Gjithashtu edhe indeksi i moshnimit demografik (raporti në mes numrit të moshuarve dhe të rinjve) është rritur nga 0.12 në 0.26. Në bazë të ndryshimeve në strukturën e popullsisë sipas moshës mund të përfundohet se popullsia e Kosovës ndodhet në poces të moshnimit demografik.
Trendin e përkeqësimit të strukturës së popullsisë sipas moshës më së miri e vërteton fakti i rritjes së popullsisë sipas grup moshave ku grup moshat 0-19 vjet në periudhën 2011-2061 do të tregojnë trendë të rënies për -55.5% ( më tepër se përgjysmim), grup moshat 20-60 vjet do të jenë stabile por me tendencë të rënies -11.4%, ndërsa grup moshat mbi 60 vjet do të tregojnë rritje për (279.6 %) ose për afër 4 here (3.8 here).
Në raport me vitin 2011, në 2031, grup moshat mbo 60 vjet do të rritet për 185197 persona ( 109.1%) që do të thotë se do të dyfishohet, ndërsa me 2061 rritja do të jetë shumë e shpejt për 474942 (279.6 %) ose për afër 4 here (3.8 here). Pjesëmarrja e grup moshave mbi 60 vjet në popullsinë e përgjithshme do të rritet nga 9.6 % (2011), në 18.4% (2031) për të arritur në 36.9% (2061).
Në periudhën 2019-2050, popullsia e grup moshave mbi 65 vjet në Kosovë do të rritet për 155.7% që tregon trend shumë më të shpejt të rritjes se sa mesatare botërorë 113.3%, por që është më i ulët se sa rritja e kësaj kategorie në regjionet me rritje më të lartë.

Përfundimi moshnimi demografik ka implikime negative dhe afatgjata në zhvillimin e me tejmë demografik, shoqëror dhe ekonomik. Shekulli 21 do të jetë shekull i të moshuarve me tendenca intensive të moshnimit, i cili si proces deri me sot nuk është shënuar në historinë e njerëzimit. Ndryshime e tilla të strukturës moshore të popullsisë do të paraqiten si faktor (më) i rëndësishme si për vendet e zhvilluara e po ashtu edhe për ato në zhvillim i cili kërkon përgjigjej sa me të shpejt si ne nivel global po ashtu edhe në atë lokal . Për shmangen e pasojave nga moshnimi demografik në Kosovë është e nevojshme ndërmarrja e masave në : a) ruajtjen e nivelit të lindshmërisë në gjendjen e tanishme dhe ndalimin e rënës së më tej të tij, b) përgatitje të strategjive sektoriale (lindshmërisë, migracion, punësimit etj.) dhe c) punësimi i të rinjve në mënyrë që të ndalohen emigrimet nga Kosova, do të ishte zgjedhja më e mirë për të ardhme të qëndrueshme demografike të Kosovës që nënkupton që gjenerata e ardhshme minimalisht të jetë në madhësi të njëjtë si e tanishmja. Fakti që koha në mes ndërmarrjes dhe efekteve të masave në demografi është relativisht e gjatë e bëjnë të domosdoshme që politikat në sferën demografike në Kosovë të jenë të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse. Në të kundërtën në dekadat në vijim Kosova pritet të ballafaqohet me probleme të mëdha demografike.

(Autori është doktor i shkencave të gjeografisë- demografisë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…